Arrestimi i shtetasit kosovar nga autoritete serbe/ MPJD-ja njofton shtetet e QUINT-it

Arrestimi i shtetasit kosovar nga autoritete serbe/ MPJD-ja njofton shtetet e QUINT-it

Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e Kosovës ka njoftuar shtetet e QUINT-it për arrestimin e shtetasit kosovar Tefik Mustafa në Merdar nga autoritetet e Serbisë. Autoritetet serbe kanë njoftuar se Mustafa është arrestuar nën dyshime për krime lufte. Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e Kosovës ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tij. 

Drupal Ad

 

 

 

 

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dënon ashpër ndalimin, arrestimin dhe keqtrajtimin e qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe njëkohësisht i bën thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare që të ndërmarrë hapa konkret për lirimin e menjëhershëm të qytetarit z. Tefik Mustafa dhe njëkohësisht të kërkojë përgjegjësi nga shteti serb për këto veprime arbitrare dhe destruktive dhe që bien ndesh me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. MPJD për këtë arrestim ka njoftuar dhe shtetet e Kuint-it në Kosovë dhe do t’iu mbajë të informuar rreth këtij rasti dhe për çdo informatë të re do t’ju njoftojmë me kohë. Njëkohësisht ftojmë të gjithë qytetarët që mund të ballafaqohen me vështirësi të natyrave të ndryshme gjatë udhëtimit të tyre nëpër Serbi, që të na kontaktojnë në numrin e telefonit: +383 46 51 00 51”, është thënë nga MPJD-ja. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy