
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, u ka qëndruar deklaratave të tij lidhur me “Ballkanin e Hapur”, duke e konsideruar atë në përputhje me Procesin e Berlinit.
Në një intervistë për DW, Abazoviç shprehet: Për mua kjo situatë është e thjeshtë dhe s’duhet dramatizuar. Çdo gjë që mund të përdoret si një mjet për integrimin e shpejtë në BE është diçka e mirë. Për çdo gjë tjetër që mund të shihet si zëvendësim i integrimit evropian, ne nuk jemi të interesuar. Pra, gjithçka që na ndihmon të hyjmë më shpejt në BE, si rajon apo si shtet, për ne është në rregull. ‘Ballkani i Hapur’ është në përputhmëni me Procesin e Berlinit. Problemi është se njerëzit në Ballkanin Perëndimor përpiqen të dramatizojnë çdo gjë”, ka thënë Abazoviç.
Sipas tij, Ballkani i Hapur, sikundër edhe Procesi i Berlinit apo CEFTA, kanë si element të përbashkët bashkëpunimin në rajon.



