Trendi i kërcimeve latine në Tiranë/ Rafaela dhe Aleksandri rrëfejnë lidhjen e tyre me kërcimin sensual

Trendi i kërcimeve latine në Tiranë/ Rafaela dhe Aleksandri rrëfejnë lidhjen e tyre me kërcimin sensual

Muzika dhe kërcimet latine janë kthyer në një trend të padiskutueshëm në jetën e natës së Tiranës. 

Kërcimi latin nuk është vetëm trend, për shumë të rinj në Tiranë, është bërë një mënyrë për të shprehur pasionin, për të krijuar komunitet dhe për t’u ndjerë të gjallë në një qytet që rreh gjithnjë e më fort në ritmet e jugut të botës.

Të ftuar në emisionin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, Rafaela Ndreu dhe Aleksandër Ypi ndanë historinë e tyre personale me kërcimet latine, si dhe eksperiencën që po i shndërron këto lëvizje në një stil jetese.

Aleksandri shprehet se me gjithë dështimet ai ja doli të mësoj këtë kërcim sensual. 

Jemi njohur në pistë, nuk kishim asnjë kontakt më parë. 

Kam pasur gjithmonë pasion për kërcimin, ndonëse s’kam asnjë lidhje profesionale me të. 

Janë bërë katër vite që e praktikoj. Kur ra pandemia, isha në kërkim të një vendi ku të kërceja. 

E nisa vetë, pa kurse, pa mësues, vetëm me pasion. Kam hyrë gabim në hap 10 herë, por më pas kam dalë një herë saktë... dhe ia dola!. 
Duhet rreth 9 muaj që të futesh realisht në ritëm. Nëse ke 'vesh të lindur' për muzikën, është më e lehtë, por mbi të gjitha duhet pasion.
Shpesh më thonin ‘nuk di të kërcesh’, por e ktheva këtë në forcën time. Fati i takon guximtarëve, kërcimi u bë forca ime. 

Vallëzimi është shumë sensual, dhe ndonjëherë ka edhe xhelozi nga partnerët përkatës.

Nga ana tjetër, Rafaela thotë se rrugëtimi i saj nisi rastësisht.

Kam gati tre vite që kërcej. Ishte një natë me miqtë në një lokal, dhe po dëgjonim muzikë latine. Fillimisht ndjeva një lloj pasigurie, mendova: ‘Nuk di’, por pastaj thashë: ‘Pse të mos e provoj?’ 

Dhe që aty nisi gjithçka. Fillova të ndihesha mirë dhe u çlirova.

Ndryshe nga meshkujt, për femrat ky kërcim nuk paragjykohet aq shumë. 

Për ne vajzat, nuk ka shumë stereotipe. Është një mënyrë shumë e bukur për të shprehur veten dhe për të krijuar lidhje sociale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy