Një mjet i parkuar është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të hëne në lagjen nr.8 në qytetin e Korçës.
Burimet bëjnë me dije se zjarri në makinë ka rënë në pjesën e përparme, ndërsa ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi atë.
Në vendin e ngjarjes ndodhet zjarrfikësja dhe policia e cila po punon për zbardhjen e ngjarjes.



