Këlliçi denoncon projektin e pedonales te Liqeni i Thatë: Drejtorët në burg, Veliaj i paguan dy ditë më parë fatura kompanisë 5D

Këlliçi denoncon projektin e pedonales te Liqeni i Thatë: Drejtorët në burg, Veliaj i paguan dy ditë më parë fatura kompanisë 5D

Ish-deputeti dhe këshilltari i PD-së në bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, ka denoncuar në studion e emisionit “Të paekspozuarit” në MCN, një tjetër projekt të kompanisë 5D, drejtorët e të cilëve janë në hetime për korrupsion.

 

Drupal Ad

 

 

 

Sipas tij, bëhet fjalë për një projekt për pedonale në Liqenin e Thatë, teksa Këlliçi solli fakte se vetëm dy ditë me parë, janë bërë pagesa drejt kësaj kompanie, ndërkohë që punimet nuk kanë përfunduara asnjëherë në atë projekt.

Ky është një projekt i ftuar nga kompania 5D në nëntor të vitit 2021, me vlerë 587 mijë €, është për të bërë një pistë, korsi pedonalesh te Liqeni i Thatë.

Afati i punimeve ka qenë 6 muaj dhe do duhej të kishte mbaruar në maj 2022. Projekti jo vetëm që nuk ka përfunduar, nuk është bërë asnjë punë. Edhe pse aty nuk është bërë asnjë punë, kompania 5D është paguar mbi 50% të punës totale, rreth 307 mijë €uro.

Çudia më e madhe është se për këtë projekt të 5D, nga bashkia e Tiranës është bërë vetëm dy ditë me parë. Është çuar fatura më 14 maj, ekzekutuar me datë 28 maj 2024, po për këtë projekt, dhe përfshimi është lart.

Duke qenë se kompani nuk është sekuestruar, u bënë dy muaj që janë arrestuar tre drejtorë dhe pronarët vazhdoj të marrin paratë. Janë likuiduar dy fatura.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy