Ish-ministrisë i Drejtësisë, Ylli Manjani, është bërë pjesë e debatit në distancë mes presidentit të zgjedhur dhe kreut të grupi parlamentar socialist.
Duke komentuar paralajmërimin e Gramoz Ruçit për shkarkimin e presidentit Meta pas marrjes së detyrës, Manjani shprehet se për këtë duhen të paktën 93 deputetë.
“Nuk e di për Kushtetutën e Fierit, por ajo Shqipërisë thotë se: Shkarkimi i Presidentit të Republikës vendoset nga 93 deputetë“, shprehet Manjani.



