Deputeti demokrat Saimir Korreshi pas takimit të sotëm në selinë blu mes Sali Berishës dhe Ilir Metës, thotë se pret gjithçka tjetër nga Partia Demokratike përveç fishekzjarreve.
Duke folur për MCN Live, Korreshi deklaroi se nuk pret asgjë as nga Ilir Meta dhe as nga Partia e Lirisë, duke shtuar se nuk ishin fare në fushatë teksa Partia Demokratike shkonte shtëpi më shtëpi, në radhët e LSI “hekurosnin këmishat për në Këshillat Bashkiakë”.
Ai shtoi se të dy liderët e të dyja palëve të Partisë Demokratike, në këtë moment duhet të bëjnë dorëzimet, duke nënvizuar se çeduan të dyja palët.
Po të ishin dëgjuar deputetët Partisë Demokratike nuk do ishte në këtë farë derexheje. PD janë demokratët poshtë, as Sali Berisha, as Enkelejd Alibeaj dhe as Lulzim Basha.
Demokratët poshtë në bazë janë PD. Çfarë duan ata tani, është se ka nevojë emergjente për bashkim. Na takon ne të gjithëve që merremi me fatet e atyre poshtë.
Propozoj shkrirjen e gjithë strukturave të të dyja palëve, zerim, hapjen e një procesi zgjedhor. Ne që quhemi PD zyrtare dhe PD e Foltores, shkrirje.
Nëse do vazhdojmë kështu, rrezikojmë 2025. E vetmja mënyrë zgjidhje sot dhe i vetmi organ që qëndron realisht në këmbë për të dyja palët, që demokratët i kanë votuar vetë, janë deputetët.
Janë i vetmi organ që janë zgjedhur nga demokratët. Të gjithë këta deputetë që kanë mbështetur zotin Berisja apo PD zyrtare.
Duhet të vendosin që të tërhiqen si zoti Berisha dhe Alibeaj, që të bashkohen palët. Të ngrihen grupet e punës, për proces zgjedhor për përfshirjen e të gjithë demokratëve.
Nëse nuk shkrihen gjithë strukturat paralele, PD-së zyrtare dhe Foltores. Nëse morëm dy pëllëmba syve në këto zgjedhje do marrim shqelma në zgjedhjet e 2025 dhe do përfundojmë qesharak.
Sot nuk ka të mirë se PD ka çeduar komplet. Nëse ata që drejtojnë dy grupimet nuk marrin hapa për të zgjidhur situatën, nuk do të ketë zgjidhje.
Nëse nuk ngrihet një këshill për të dalë në terren dhe të përfshijë të gjithë demokratët, ndryshe PD është një mirazh.
PD zyrtare nuk i kalon 5-6 deputetë dhe pjesa tjetër nuk i kalon dot 20-25 deputetë. Edi Rama i ka kapur të gjitha.
Pse nuk e dinim ne që do i vidhte zgjedhjet? Çfarë bëmë ne për ta luftuar? Asgjë. Luftuam njeri-tjetrin.



