Çela: Pjesëmarrja e ulët në votime, sinjal jo i mirë. KQZ dështoi në përdorimin e teknologjisë

Çela: Pjesëmarrja e ulët në votime, sinjal jo i mirë. KQZ dështoi në përdorimin e teknologjisë

Analisti Erlis Çela pjesëmarrjen prej 18.94% të votuesve në Qendrat e Votimit deri në orën 12.00 e sheh si një pjesëmarrje të ulët krahasuar me vitin 2019.

Duke folur për MCN Tv, ai e cilësoi si një sinjal jo të mirë dhe se ka ngurrim për të votuar.

Ka ngurrim edhe prej problemeve me Qendrat e Votimit, deri te presionet që mund të jenë krijuar afër Qendrave të Votimit gjuha e fortë, përfshi dhe faktorët demografik si largimi i shqiptarëve.

Pjesëmarrja është e ulët deri në këto momente, shpresojmë të rikuperohet në orët e ardhshme, ndryshe do kemi shprehje të ulët të vullnetit.

Më suprizoi ky ngurrim, prisja të kishte shifra më të larta.

Çela shtoi se pavarësisht investimit të majmë në para, pajisje dhe burime njerëzore, ka mungesë raportimi nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Besoj se tani ka kohë të mjaftueshme që zoti Celibashi të thotë se çfarë nuk ka shkuar me Pajisjet Elektronike të Identifikimit.

Zoti Celibashi dhe administrata zgjedhore kanë detyrim që të shpjegojnë se pse nuk funksionuan PEI.

KQZ deri në këtë momente edhe pse nuk ka dhënë sqarim të plotë, ka dështuar në përdorimin teknologjisë për menaxhimin e procesit zgjedhor.

Janë miliona euro të investuara nga taksat e shqiptarëve për infrastrukturës zgjedhore, ne vijmë në regres ku sërish iu drejtohemi listave të printuara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy