Paqja në Lindjen e Mesme, Netanjahu takohet me mbretin Abdullah të Jordanisë

Paqja në Lindjen e Mesme, Netanjahu takohet me mbretin Abdullah të Jordanisë

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, u takua të hënën me mbretin Abdullah të Jordanisë në Amman, për të diskutuar mënyrat për të çuar përpara paqen rajonale, tha në një deklaratë zyra e Netanjahut.

Të dy udhëheqësit "diskutuan zhvillimet rajonale dhe avancimin e procesit të paqes dhe marrëdhëniet dypalëshe", vazhdoi më tej deklarata.

Jordania bëri paqe me Izraelin në vitin 1994. Është një nga dy vendet arabe, së bashku me Egjiptin, që ka traktate me Izraelin dhe të dy vendet janë përfshirë në përpjekjet për të arritur një marrëveshje paqeje midis Izraelit dhe palestinezëve.

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka punuar në një plan të shumëpritur të paqes izraelito-palestineze, por ende nuk është bërë publike.

Këshilltari i lartë i Shtëpisë së Bardhë, Jared Kushner, i dërguari i SHBA në Lindjen e Mesme dhe dhëndri i Trump dhe Jason Greenblatt, negociatori i paqes në Lindjen e Mesme, priten në rajon këtë javë për të diskutuar planin e tyre të paqes.

Dinastia Hashemite e Abdullahut është gjithashtu kujdestare e vendeve të shenjta myslimane në Jerusalem.

"Kryeministri Netanyahu përsëriti angazhimin e Izraelit për ruajtjen e status quos në vendet e shenjta në Jeruzalem", thuhet në deklaratë.

Raundi i fundit i bisedimeve të paqes të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara u mbyll në vitin 2014.

 
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy