
Prej më shumë se 10 vitesh, qytetari nga Durrësi, Mikel Sholla thotë se po përballet me një kalvar gjyqesh për pronën e tij. Sipas tij, apartamentin që e ka përfituar si bashkëpronar i truallit është shitur më shumë se një herë, ndërsa për këtë ende nuk ka marrë një përgjigje pozitive nga drejtësia shqiptare.



