Protesta e 7 korrikut, Boçi publikon mesazhin e arsimtares: Po urdhëron mësuesit të paraqiten me forcë në shkollë

Protesta e 7 korrikut, Boçi publikon mesazhin e arsimtares: Po urdhëron mësuesit të paraqiten me forcë në shkollë

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka publikuar në rrjetin social Facebook një mesazh nga një mësueseje nga Fieri, në të cilin thuhet se i është kërkuar të paraqitet në punë më 7 korrik, në ditë e protestës së thirrur nga opozita.

Boçi shkruan se Rama e di mirë se ç’domethënë protesta e 7 Korrikut dhe për ta penguar atë ai nuk përdor thjesht ndryshimin gënjeshtar ditor të çmimit të karburantit, por është sulur me hordhinë e tij me bllokime e kërcënime.

 

Tmerri që vjen nga protesta
Rama e di mire se ç’domethënë protesta e 7 Korrikut.
Tmerri e paniku ndaj saj është i prekshëm.
Për ta penguar atë ai nuk përdor thjesht ndryshimin gënjeshtar ditor të çmimit të karburantit.
Ai e di që joshja nuk mjafton.
Ndaj është sulur me hordhinë e tij me bllokime e kërcënime.
Këtë po bën me mësuesit.
Megjithëse zyrtarisht ata janë me pushime urdhërohen nga drejtuesit të paraqiten me forcë në shkollë, kundër çdo ligji e kodi dhe sidomos të jenë prezent në datën 7 Korrik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy