Xhadat- Ja si legalizimet po përdoren për zgjedhje në kundërshtim me ligjin (VIDEO)

Xhadat- Ja si legalizimet po përdoren për zgjedhje në kundërshtim me ligjin (VIDEO)

Në faqen zyrtare të internetit Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rregullat që duhet të respektohen nga institucionet në lidhje me aktivitetet që ndalohen gjatë periudhës zgjedhore 13 janar -14 maj. Në rregullat e publikuara nga KQZ në pikën 11 thuhet:

11.Ndalohet shpërndarja publike e lejeve të legalizimit ose çdo titulli pronësie nga 13 janari -14 maj 2023. Ndërsa në pikën 2 sqarohet :

2. Një veprimtari është publike kur ajo do të pasqyrohet sipas rastit në radio, në televizion, në shtyp, në faqe interneti, në median online, në rrjete sociale, ose nëpërmjet çdo mjeti tjetër që mundëson publikun e gjerë të njihet, apo të informohet mbi atë veprimtari.

Disa javë para nisjes së periudhës elektorale institucioni i ASHK ka shpërndarë leje legalizimi. Aktivitetet e shpërndarjes së këtyre lejeve janë bërë fizikisht deri më 11 janar 2023. Me pas ASHK ka vazhduar me shpërndarjen e lejeve të legalizimit, por këtë herë duke ndryshuar strategji.

Në një postim në faqen zyrtare të ASHK në Facebook, një ditë me pare ky institucion ju bën thirrje qytetarëve nga disa njësi administrative në Tiranë të paraqiten pranë Ashk për te tërhequr lejet e legalizimit. Sipas ASHK 966 leje legalizimi kanë ngelur në institucion për shkak të mungesës së kontakteve telefonike apo adresore të qytetarëve që presin legalizimet.

Por pyetja që lind është, si ka mundësi që ASHK nuk di adresat e objekteve të legalizuara nga ana e saj?

Një tjetër metodë që po përdor ASHK-ja janë edhe lidhjet e drejtpërdrejta në Facebook ku qytetarëve nga gjithë Shqipëria ju premtohet marrja e lejeve të legalizimeve.

Gjithashtu shpërndarja e legalizimeve është ngritur si problematikë edhe në raportet e OSBE-ODIHR në zgjedhjet e vitit 2015 dhe 2021.Kjo tregon se Agjencia Shtetërore të Kadastrës, i ka përdorur legalizimet vazhdimisht për qëllime elektorale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy