Analisti Genc Burimi e krahasoi fitoren e Macronit në Francë, me atë të Ramës në Shqipëri, duke u shprehur se presidenti francez nuk kishte program dhe më shumë se votë pro tij, ishte votë kundër Le Pen-it. Duke folur në edicionin e lajmeve në MCN TV ai tha se presidenti francez rrezikon të mos marrë shumicën në zgjedhjet parlamentare të qershorit dhe vendi rrezikon të shkojë në revolucion.
Janë tre kampe. Macron ka përfshirë edhe dy partitë tradicionale, të Sarkozy dhe Holland. Dhe kemi dy kampet ekstremiste, të majtë dhe të djathtë. I vihet Macron-it një shpatë. Macron-i duhet të negociojë me Gjermaninë që të bëjë politika sociale. Nuk kanë dalë akoma me qëndrim zyrtar për viktimat në protestë. Nuk ka një lëvizje kombëtare anti-Macron. Zhgënjimi ndaj Macron është në masën e shpresës që ngriti para 5 vitesh. Mbrëmë ishte një fjalim shumë i dobët, ku ai pranoi që nuk votuan për të, por votuan kundër Le Pen-it. Do të thotë që Macron sot është në minorancë dhe do ta ketë shumë të vështirë. Nuk jemi në një situatë normale. Macron-i nuk pati as program, siç fitoi Rama në Shqipëri, sepse përballë kishte Bashën, Berishën, Metën. Merr rrezik për zgjedhjet parlamentare. Sepse mund të ndodhë që asnjë parti të marrë shumicën. Do duhet që Macron të bëjë negociata si në Gjermani me dy partitë e tjera. Po kush e imagjinon në Francë? Macron duhet të marrë mazhorancë ose është i humbur, hyn vendi në revolucion. E vetmja mënyrë janë masat sociale. Por Franca treguesit makro-ekonomikë i ka të shpartalluara. Po ecën mbi vezë Macron-i. Franca thotë që jemi vendi i Rusoit, Volterit, pse duhet të jetojmë më keq”.



