Kievi është gati për negociata të drejtpërdrejta me Rusinë pas një armëpushimi.

Kështu tha presidenti ukrainas Voldymyr Zelensky në një konferencë me gazetarët, duke theksuar se Ukraina është e gatshme të ulet në tryezë.
Udhëheqësi ukrainas shtoi se vendi i tij nuk po diskuton ndonjë paketë të re ndihme me Shtetet e Bashkuara.
“Do të doja të takohem me Donald Trump në Vatikan këtë javë”, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili do të jetë në funeralin e Papa Françeskut të shtunën, ku do të marrë pjesë edhe presidenti amerikan.



