Disa prej të dyshuarve të përfshirë në dosjen e njohur “AKSHI” i janë drejtuar Gjykatës së Lartë me rekurs, duke kërkuar heqjen dhe verifikimin e masave të sigurisë personale ndaj tyre.
Sipas të dhënave zyrtare, çështja është regjistruar më 16 prill 2026 dhe vjen pas vendimeve të marra nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, me kërkesë të Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Nën hetim në këtë dosje janë disa persona, mes tyre Mirlinda Karçanaj, Hava Delibashi, Erjon Ismaili, Rogers Rryta, Andis Papa dhe Gëzim Hoxha, të cilët kundërshtojnë masat e vendosura ndaj tyre.
Çështja, e bazuar në nenet 244 dhe 248 të Kodit të Procedurës Penale, është aktualisht në proces shqyrtimi, ndërsa seanca e radhës është caktuar më 7 maj 2026 në orën 11:45, me relator gjyqtarin Genti Shala.
DETAJET E ÇESHTJES Nr.Çështjes: 61006-00294-00-2026
Tipi i çështjes: Çështje Penale
Dorëzuesi: MIRLINDA KARCANAJ, ERJON ISMAILI, GEZIM HOXHA
Data e regjistrimit: 16/04/2026
Inicializuar:
Rekurs Titulli i çështjes: PROKURORIA E POSACME KUNDER KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TE ORGANIZUAR
Ardhur prej: Gj. Pos kundër Korrupsionit Krimit Org, Shk e Parë
Objekti i padisë/akuzës: Caktim i mases se sigurimit personal. Verifikimin e mases se sigurimit personal.
Baza ligjore: Nenet 244, 248 te Kodit te Procedures Penale.
Statusi i çështjes: Në Proçes PALËT
Kërkues: PROKURORIA E POSACME KUNDER KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TE ORGANIZUAR
Person nën Hetim: MIRLINDA KARCANAJ Person nën Hetim: HAVA DELIBASHI Person nën Hetim: ERJON ISMAILI
Person nën Hetim: ROGERS RRYTA
Person nën Hetim: ANDIS PAPA
Person nën Hetim: GEZIM HOXHA
RELATORI: Genti Shala
KALENDARI I ÇESHTJES
Data ora seanca: 07/05/2026 11:45
Data e planifikimit: 23/04/2026
Relatori: Genti Shala



