Kreu i shoqatës së Hoteleri-Turizmit, Zak Topuzi thotë se një nga problemet kryesore të Shqipërisë ka qenë informaliteti, sipas strategjisë që po miratohet 2025-2030 vetëm 60 mijë shtretër janë hotele, 210 mijë të tjerat janë apartamente dhe vila që jepen për turizëm.
Nga studio e MCN Live ai deklaroi se vetëm 1/6 janë hotele dhe më konkretisht rreth 2 mijë hotele me 60 mijë shtretër.
Sipas tij, nuk janë hotelet delja e zezë që bëjnë informalizimin e tregut në turizëm, por apartamentet me qira ditore.
Është bërë një ligj që ti do paguash vetëm 20 euro në vit për shtrat, ndërsa nëse regjistrohesh si njësi akomoduese, do paguash vetëm 6% TVSH.
Apartamentet me qira ditore sjellin probleme për turizmin. Problemet që krijohen me komunitetin, me banorët e pallateve, pasi gati 1/3 po jepen për struktura akomoduese.
Së fundmi qeveria ka bërë një VKM për të futur në brazdë informalitetin i cili parashikon se në sezonin e verës, në pikun e turizmit, duhet të raportohet 60% e okupancës e zënë dhe në dimër 35%.
Por flasim për hotele që janë kryesisht familjarë, që një pjesë e mirë e tyre nuk kanë probleme për këtë kufizim, por një pjesë e vogël e hoteleve familjare, në periudhën e dimrit nuk kanë as 30%.
Të paktën duhet të ishte konsultuar me ne lidhur me subjektet e regjistruara.
Ti ke një sistem që kontrollon online faturat, por ti duhet të bësh ligjet të zbatueshme dhe t’i kontrollosh ato.
Një nga problemet kryesore është se 65% e turistëve vjen në pesë muaj, turizëm sezonal kemi.
Ne jemi vendi i nëntë nga fundi, për okupancën e zënë në strukturat hoteliere.
Ne nuk kemi akoma një turizëm të shtrirë. Formalizimi i tregut u jep mundësi bizneseve që të jenë të kontrolluara.
Sa i takon hapësirave të plazheve, Topuzi tha se ne kemi dështuar në menaxhimin e plazheve prej 30 vjetësh dhe ndoshta është në nga pikat e errëta të mënyrës se si ne bëjmë turizëm.
Metodat e zgjidhjes së plazheve në rajon janë pothuajse të zgjidhura, Greqia bëri një ligj të ri në 2024 ku 50% e plazheve janë me menaxhim publik dhe 50% me menaxhim të bareve, restoranteve dhe hoteleve.
Zgjidhja 30% publik me 70% privat, nuk është një zgjidhje e mirë.
Përderisa menaxhon një plazh, nuk mund të thuash sa shtretër ka hoteli aq çadra duhet të ketë, sepse ti nuk lejon pushuesit e tjerë të qëndrojnë në plazh.
Në pjesën më të madhe çmimet janë 5-10 mijë lekë të vjetra çadra. Duhet menduar një zgjidhje më përfundimtare që mos t’i kthehesh vitit tjetër.
Një pjesë e mirë e plazheve janë dhënë për 5 vjet dhe ti nuk i anulon dot. Ne jemi me ndarjen e plazheve 50% me 50.
Në mënyrë që të kenë mundësi dhe ata që të kenë mundësi në plazh.
Menaxhimi i plazheve nga bashkia ka qenë praktikë e dështuar, se bashkia kur nuk mban pastër rrugët, i jep një punë shtesë për të krijuar kushte në zonën e plazhit, duhet të ketë tualete, dushe.
Janë një sërë elementësh që nuk janë të thjeshtë dhe një nga arsyet që shteti ua hoqi ishte performanca e keqe e bashkive.
Unë jam me mendimin që nuk duhet t’ia heqësh mundësinë beach bar, por do një të mesme, që mos ti japësh gjithë sipërfaqen biznesit dhe pjesën ku nuk shkon njeri ta lësh publik.
Unë jam për një ndarje të drejtë të hapësirës së plazheve 50 me 50.



