Siguria në Kosovë, Bregu: Serbët të dhunshëm dhe nacionalistë, anëtarët e NATO-s i kanë kufijtë të sigurtë

Siguria në Kosovë, Bregu: Serbët të dhunshëm dhe nacionalistë, anëtarët e NATO-s i kanë kufijtë të sigurtë

Gazetari Sokol Bregu në MCN Live ka komentuar lidhur me sigurinë në Kosovë ku një ditë më parë forcat serbe kanë rrëmbyer tre efektivë policie. Ai tha se nuk ka një përshkallëzim të situatës, por që e sheh të çuditshme faktin që në ato momente rrëmbimi KFOR nuk ndodhej në kufij. Sipas tij serbët janë të dhunshëm dhe nacionalistë, ndërsa theksoi se anëtarët e NATOs i kanë të sigurtë kufijtë. "Gjithçka po diskutohet politikisht dhe në mënyrë diplomatike, nuk ka përshkallëzim të situatës ushtarakisht, pavarësisht rrëmbimit. Mos të harrojmë se Kosova ka një forcë që është KFOR përveç policisë dhe përgjigjet për territorin. Është e çuditshme se si ai nuk gjendej në atë zonë kur situata është e tensionuar, por nuk ka agravim. Dhe ushtria shqiptare ka pjesë brenda KFORit por është në nivele të tjera, Shqipëria ka preferuar që ti ketë në zyra apo inteligjencën ushtarake, por jo të lidhura me kufirin. Kështu e kanë menduar që në fillim, por ndoshta dhe për të mos nxitur tensione. KFOR ka vite aty dhe ne kemi qenë pjesë e tij për vite me radhë dhe duke pasur këtë formë, mënyrë të inkorporimit në KFOR mendoj se s’ka pasur asnjëherë probleme mes ushtarëve shqiptarë dhe atyre serb". Në vijim duke u fokusuar te kontrabanda, Bregu solli në vëmendje një nga informacionet e Europol, jo më larg se 3 javë më parë që ka goditur një nga bandat më të mëdha të drogës që nis nga Serbia. Sipas tij Serbia ka grupe të jashtëzakonshme në trafikun e drogës dhe krimeve të tjera. ‘Janë njerëz që përveç trafikut dhe vrasjeve janë gjithë kohës në aksion. Nuk mund ta largojmë dot kaq thjeshtë historinë e një lufte që ka ndodhur pak vite më parë. Ka pjesë të madhe të krimit të organizuar në serbi dhe gjatë gjithë kohës i ka mbajtur të rinjtë e saj në stërvitje ushtarake të vazhdueshme. Gjithsesi ata kanë qenë gjithë kohës në stërvitje, është shtet me ndikim shumë të madh rus, edhe të fesë edhe të nacionalizmit, ka problematikat e saj, vetë qeveria Vuçiç se ka sulmuar dot krimin e organizuar". Bregu tha se ndryshe nga mediat shqiptare po të shohësh ato serbe e ruajnë shumë mënyrën e krimit të organizuar atje. Ai theksoi se ata janë dhe pjesë e nacionalizmit. “Serbët janë problematikë kudo që venë, edhe nëpër stadiume janë të dhunshëm, kjo është mënyra që nuk është fare e vështirë që të gjesh disa syresh për të shkuar në kufirin me Kosovën. Pikat tona kufitare kanë një përforcim, por kam përshtypjen se i kanë sytë më të hapura gjatë kësaj periudhe. Edhe vetë krimi përpiqet të futet në të tilla situata, e shfrytëzon tensionin, por anëtarët e NATOs i kanë të sigurtë kufijtë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy