Një histori e çuditshme është ajo e një burri të cilit vëllai binjak po i martohet me ish të dashurën e tij.
Burri 21-vjeç, i cili ka mbetur anonim ka treguar për “Mirror” se ai kishte dalë me vajzën në fjalë rreth 5 vite më parë kur të dy ishin 16-vjeç dhe qëndruan së bashku për dy vite.
Kur erdhi momenti që ai të shkonte në universitet, çifti vendosi të ndahej, pasi djali do të studionte jashtë qytetit.
Ndërkohë kur u kthye nga universiteti ai zbuloi se vëllai i tij binjak kishte një të dashur, por u trondit kur mori vesh se ajo ishte e njëjta vajzë me të cilën ai kishte dalë për dy vite rresht.
Pas kësaj tronditja iu kthye në një tmerr kur mësoi se dyshja do të martohej dhe vëllai i kërkoi që ai të ishte një nga shoqëruesit e tij në ceremoni. Megjithatë, burri tha se ai nuk e pranoi.



