
Moti gjatë ditës së sotme do të përfshihet nga vranësirat e shpeshta të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Jugore dhe Lindore.
Sipas Meteoalb, pritet që vranësirat të pësojnë zhvillime të përkohshme duke krijuar mundësi për reshje shiu në një pjesë të mirë të zonës.
Ndërsa në zonat malore do të ketë reshje të pakta dëbore.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 15°C.



