Trump Jr shtrembëroi historinë, Nesho: Deklarata të tilla s’duhen marrë seriozisht, ai ka interesa biznesi

Trump Jr shtrembëroi historinë, Nesho: Deklarata të tilla s’duhen marrë seriozisht, ai ka interesa biznesi

Djali i Presidentit Donald Trump, Donald Trump Jr., vizitoi Serbinë dhe zhvilloi një podcast me Presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, ku Trump Jr. i bëri një shtrembërim historisë duke ia atribuuar bombardimet e NATO-s në Serbi, nevojës së Clinton për të shuar skandalin "Levinsky".

Lidhur me këtë, ish ambasadori Agim Nesho i ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV u shpreh se të tilla reagime nuk duhen marrë seriozisht dhe se duhet të ketë unitet dhe qartësi dhe jo frikë nga deklarata e tilla.

Sipas tij më tepër ky reagim duhet të ngrejë reagimin e klasës politike, jo vetëm të Kosovës dhe duhet të pastrohet klasa politike në të gjitha hapësirat shqiptare.

Vërtetë opinioni publik mund të diskutojnë por ai nuk është një person zyrtar. Trump ka disa fëmijë.

Kemi parë raste, që vetë amerikanët, jo në të gjithë rastet e njohin realitetin. Ky mund të jetë rasti i Trump Jr. Edhe ish presidenti Bush ka ngatërruar Australinë me Austrinë.

Trump është i paparashikueshëm por në veprime dhe zgjidhje taktike, është i qartë në gjërat që do të bëjë. Nuk ka dalë në diskutim sovraniteti dhe liria e Kosovës. Më tepër ky reagim duhet të ngrejë sensibilitetin e klasës politike jo vetëm në Kosovë.

Duhet një aleancë e të gjithë partive politike. Duhet të pastrohet klasa politike në të gjithë ambientin, duke përfshirë ata rrenegatë që kanë bashkëpunuar me Vuçiç dhe kanë qenë yes-man për Perëndimin. 

Duhet të ketë një unitet, qartësi dhe jo frikë nga deklaratat e ndryshme. Nuk është hera e parë, është hera e tretë që ka ardhur në Serbia, ka interesat e tij. Oligarkët, edhe Rama e ka kërkuar, mos të jemi të habitur kur të bëjë podcast me Ramën. Autokratët paguajnë influencë. Jemi nga ato shtete që figurojnë si qeveri të korruptuara që blejnë influencë në Shtëpinë e Bardhë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy