Rasti Skripal shfaqet edhe në Bullgari, nisin hetimet për helmimin e tregtarit të armëve që nuk u zbulua kurrë

Rasti Skripal shfaqet edhe në Bullgari, nisin hetimet për helmimin e tregtarit të armëve që nuk u zbulua kurrë

Një ekip hetuesish britanikë ndodhet në Bullgari duke kërkuar nëse helmimi i dyshuar i një tregtari të armëve ka lidhje me helmimin e Sergei Skripal dhe vajzës së tij vitin e kaluar në Salisbury.

"Ekziston një ekip britanik këtu në vend", tha kryeministri bullgar Bojko Borisov në një intervistë në Sofje. "Ata po kryejnë një hetim së bashku me autoritetet bullgare të zbatimit të ligjit."

Emilian Gebrev, i cili drejton një kompani bullgare që prodhon dhe eksporton armë, ra në koma në prill 2015, së bashku me djalin e tij dhe një nga drejtorët e kompanisë së tij. Të tre mbijetuan nga helmimi i dyshuar, por rasti nuk u zgjidh kurrë.

Në tetor të vitit të kaluar, pasi fliste me rastin e Skripal me një mik, ai iu drejtua prokurorëve bullgarë me rezultatet e testeve laboratorike nga 2015, të cilat ai besonte se ai mund të ishte helmuar me një agjent nervash të ngjashëm me novichok, që u përdor kundër Skripal dhe vajzës së tij.

"Prej momentit që dëgjuam fjalën novichok, ne ishim menjëherë në kontakt me partnerët tanë britanikë përmes të gjitha kanaleve ligjore", tha Borisov. Ai tha se kjo ndodhi "disa muaj më parë".

Rasti për një lidhje të mundshme mes helmimeve u forcua javën e kaluar, kur uebsajt hetimor Bellingcat tha se kishte zbuluar të dhënat e udhëtimit të një agjenti të dyshuar të GRU, Sergej Fedotov, i cili tregoi se ishte në Bullgari gjatë helmimit të Gebrev dhe në Britani kur Skripal dhe vajza e tij u sulmuan. Në të dyja rastet, ai përdorte modele të ngjashme të udhëtimit, duke mos u shfaqur për fluturimin e tij të kthimit dhe duke fluturuar duke përdorur një rrugë tjetër. Në një tjetër raport të botuar të enjten, Bellingcat tha se kishte demaskuar identitetin e vërtetë të Fedotov.

Autoritetet bullgare kanë konfirmuar se "Fedotov" bëri tre udhëtime në Bullgari në 2015, duke përfshirë edhe kohën kur Gebrev ishte helmuar.

Gebrev, megjithatë, tha se nuk ishte kontaktuar nga ndonjë ekip hetues britanik dhe kishte marrë vetëm pyetje të hapura nga prokurorët bullgarë. "Çfarë ekipi britanik hetimi? Po e dëgjoj për herë të parë prej jush. Askush tjetër nuk më ka kontaktuar", tha ai.

Biznesmeni tha se ishte i sigurt se ai ishte helmuar por nuk mund të mendonte për një arsye pse ai do të ishte në shënjestër nga inteligjenca ruse. Një përmbledhje e testeve laboratorike të vitit 2015 të paguar nga Gebrev sugjerojnë se ai ishte helmuar me një organofosfat, por nuk është plotësisht e qartë nëse doza ishte e një pesticidi të thjeshtë ose të një agjent të klasës së armëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy