Numri i të prekurve me COVID-19 në vend është rritur, e ka shkuar 66 persona në 24 orët e fundit. Ndërkohë që ka humbur jetën edhe një pacient, i cili nuk e fitoi dot betejën me koronavirusin.
Ndërsa një ditë më parë, numri i të infektuarve ishte 50.
Ministria e Shëndetësisë njofton se në total janë kryer 280 testime për të dyshuar të prekur me Covid-19.
Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë është si vijon: 32 raste në Tiranë, 12 në Krujë, 7 në Vlorë, 6 në Durrës, nga 3 raste në Shkodër dhe Fier, nga 1 rast përkatësisht në Tropojë, Lezhë, Elbasan.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 9 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë në 1086.
Ndërsa viktima është një i moshuar nga Shkodra, 67 vjeçar. MSh njofton se ai vuante nga Insuficienca kardiake dhe disa sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.
“Në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një pacient 67 vjeç nga Shkodra i konfirmuar pozitiv me Covid19, i cili vuante nga Insuficienca kardiake dhe disa sëmundje të tjera bashkëshoqëruese. Pas disa ditëve në terapi intensive, i intubuar, 67 vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit. Aktualisht në shërbimin infektiv po marrin shërbim 55 pacientë, 8 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 2 janë të intubuar.
Në vendin tonë janë aktualisht 663 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë.”, thuhet ne njoftim.
Numri i viktimave nga koronavirusi ka shkuar në 39.



