11 tipare të njerëzve tepër inteligjentë

11 tipare të njerëzve tepër inteligjentë

Mjaftojnë disa minuta për të kuptuar se sa inteligjent është një person. Por cilat janë karakteristikat e përbashkëta të njerëzve tepër inteligjentë? Një anketë në “Quora” ka zbuluar 11 të tilla, pasi kësaj pyetjeje i janë përgjigjur më shumë se 100 njerëz. Të gjitha shpjegimet e tyre kanë pas një përgjigje shkencore.

Ata përshtaten lehtë

Njerëzit inteligjentë janë fleksibël dhe të aftë të përshtaten me situatat. Personat e pyetur thonë se njerëzit inteligjentë përshtaten dhe arrijnë të kuptojnë se çfarë duhet bërë në një situatë të caktuar, pavarësisht komplikimeve apo kufizimeve që u janë vënë. Edhe studimet psikologjike e mbështesin këtë ide. Sipas tyre, inteligjenca varet nga aftësia për të ndryshuar sjellje në mënyrë që të bashkëjetosh më mirë me mjedisin apo ta ndryshosh atë në favorin tënd.

Ata e janë të vetëdijshëm sa pak dinë

Njerëzit më të zgjuar janë të aftë të pranojnë kur nuk janë dakord me një koncept. Ata nuk kanë frikë të thonë: Nuk e di këtë gjë. Kështu që nëse nuk e dinë, do të duan ta mësojnë.

Ky arsyetim mbështetet nga një studim i Justin Kruger dhe David Dunning, i cili arriti në përfundimin se sa më pak inteligjent të jesh, aq më shumë i mbivlerëson njohuritë e tua.

Ata kanë një kureshtje të pangopur

Albert Ajnshtajn ka thënë dikur: “Nuk kam ndonjë talent të veçantë, jam veçse kurioz i pasionuar”. Njerëzit inteligjentë mahniten nga gjëra, të cilat të tjerët i marrin për të mirëqena.

Edhe kjo tezë mbështetet nga psikologët. Një studim i kryer në vitin 2016 tregon se ka një lidhje mes inteligjencës fëminore dhe të qenit i hapur për përvoja të reja me kuriozitetin intelektual në moshë të rritur.

Ata janë mendjehapur

Njerëzit e zgjuar nuk i refuzojnë idetë e reja dhe mundësitë. Ata janë të gatshëm të pranojnë dhe të marrin në konsideratë qëndrime të ndryshme nga të tyret dhe të gjejnë zgjidhje alternative për problem të caktuara.

Psikologët e mbështetin këtë teori me rezultatet e konstatuara në testet e inteligjencës. Ata thonë se njerëzit mendjehapur kërkojnë pikëpamje alternative dhe vlerësojnë saktë provat. Këta individë rezultojnë me numrin më të madh të pikëve në testet SAT.

Ata ndihen mirë vetëm

Njerëzit inteligjentë kanë tendencën të jenë individualistë. Edhe studimet e fundit kanë treguar se njerëzit e zgjuar nuk marrin të njëjtën kënaqësi si të tjerët kur socializohen me miq.

Ata kanë vetëkontroll

Njerëzit e zgjuar e kontrollojnë impulsivitetin e tyre duke planifikuar, duke qartësuar objektivat dhe duke eksploruar strategjitë alternative apo vlerësuar pasojat e një situate para se ato të vijnë.

Edhe për këtë shkencëtarët gjejnë argumente. Ka një lidhje të fortë mes vetëkontrollit dhe inteligjencës. Në një studim të vitit 2009, thuhet se korteksi parafrontal (pjesa e përparme e trurit) luan rol në zgjidhjen e problemeve të vështira dhe ruajtjen e kontrollit mbi veten gjatë punës për të arritur një objektiv.

Ata janë të këndshëm

Njerëzit e zgjuar kanë sens të mirë humori. Për këtë janë dakord edhe shkencëtarët. Një studim ka nxjerrë përfundimin se komedianët profesionistë kanë rezultate më të larta në testet e inteligjencës.

Ata janë të ndjeshëm ndaj përvojave të të tjerëve

Njerëzit e zgjuar pothuajse e ndjejnë vetë atë që dikush tjetër ndien. Psikologët e quajnë këtë inteligjenca emocionale. Njerëzit emocionalisht inteligjentë janë tipikisht të interesuar në bisedat me njerëz të rinj dhe të mësuarit më shumë rreth tyre.

Ata lidhin bashkë koncepte që duken shumë larg njëri-tjetrit

Njerëzit inteligjentë janë të aftë të shikojnë skema, të cilat të tjerët e kanë të vështirë edhe t’i imagjinojnë. Kjo sepse ata heqin paralele mes ideve që duket se nuk kanë asgjë të përbashkët. P.sh. pyetjes se çfarë lidhjeje ka mes shalqirit dhe sashimit, shumica e njerëzve i përgjigjen “asnjë”. Në fakt, njerëzit inteligjentë e kanë gjithmonë një përgjigje: Janë të dyja ushqime që hahen të papërpunuara dhe të ftohta.

Psikologët thonë se krijimi i lidhjeve të reja është tregues i kreativitetit. I tillë është rasti i filmit “Frozen”. Produksioni shumë i suksesshëm i “Disney”-t është një film i zgjuar sepse i ka marrë idetë e vjetra dhe i ka çuar përpara në mënyra të reja.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy