Komente pozitive vërshuan në foton e fundit të Megan Thee Stallion në Instagram. Këngëtarja postoi një foto të pa montuar të trupit të saj teksa pozonte me të brendshmet e “Savage”.
Megan nuk i fshehu strijat, ndërsa shumë i komentuan si “vijat e tigrit”.
Këngëtarja ka qenë gjithmonë një tifoze e pozitivitetit të trupit dhe fuqizimit të femrës.
Në nëntor 2020, ajo performoi këngën e saj "Body" në American Music Awards dhe tha në një video-mesazh përpara shfaqjes , "Unë e dua trupin tim. Çdo kthesë, çdo centimetër, çdo shenjë, çdo gropë është një dekorim në tempullin tim.”
“Trupi im është i imi”, shtoi reperja e “WAP”. “Dhe askush nuk e zotëron atë përveç meje. Dhe kush zgjedh të lejoj të hyjë është shumë me fat. Ju mund të mos mendoni se trupi im është perfekt dhe ndoshta nuk do të jetë kurrë. Por kur shikoj në pasqyrë, më pëlqen ajo që shoh.”



