Rama: PD hyri në zgjedhje, por ka mungesë vizioni

Rama: PD hyri në zgjedhje, por ka mungesë vizioni

Pavarësisht se Partia Demokratike hyri në zgjedhje, mbetet një kërcënim për këtë vend për shkak të mungesës së vizionit, shprehet nga Progri i Korçës kryeministri Edi Rama. Gjatë takimit me fermerët ai foli për situatën aktuale, ku tha se shpreson dhe uron që marrëveshja të funksionojë.

“Ne jemi të bindur që mbi bazën që kemi ndërtuar me reformat që kemi bërë tani hyjmë në një fazë ku ndërtimi i një shtëpie të përbashkët, një shteti serioz, një sistemi të tërë mekanizmash shtetërore që funksionojnë të koordinuar me njër-tjetrin dhe mbi të gjitha në të mirë të qytetarëve është më afër se kurrë. Na duhet vetëm punë e madhe, durim i madh dhe vendosmëri e madhe për të mos u kthyer mbrapa. Ne sot jemi në kushte komplet të reja nga 48 orë më parë, do shkojmë në zgjedhje me programin tonë, me skuadrën tonë dhe do të kemi përballë PD, që pavarësisht se hyri në zgjedhje mbetet një kërcënim shumë i madh për këtë vend për shkak të mungesës së vizionit, mungesës së skuadrës, dhe mungesës së aftësisë për të bërë shtet. Ajo që PD ka treguar dhe që ka treguar deri 48 orë përpara, ka qënë që nuk dinë të bëjnë shtet, dinë vetëm ta çmontojnë shtetin”, tha kryeministri Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy