KLP cakton drejtuesit për prokuroritë e rretheve

KLP cakton drejtuesit për prokuroritë e rretheve

Këshilli i Lartë i Prokurorisë në mbledhjen e fundit për vitin 2019, ka zgjedhur disa drejtues të Prokurorisë së Shkallës së Parë në Kukës, Elbasan, Fier, Pukë dhe në Lushnje. Komisioni i Karrierës fillimisht për Prokurorinë në Kukës në Këshill solli tre emra, si Edmond Kariqi, Fahrije Vata dhe Rita Gjati. Anëtarët e KLP-së pas shqyrtimit të emrave votuan me 6 vota pro kandidaten e listuar Rita Gjati, e cila do të drejtojë këtë institucion për tre muajt e ardhshëm.

Votimet e KLP-së:

Kukës- Me 6 vota pro Keshilli voton prokuroren Rita Gjati ( Bazaj, Balla, Seiti, Cani, Esmeralda Cami, Beluri) si Drejtuese e Prokurorisë pranë Shkalles së Parë Kukës me caktim te perkohshem 3-mujor

Elbasan- Miratohet me 6 vota proprojektaktit “Për caktimin e përkohshëm të Kreshnik Ajazi ne pozicionin të drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan”.

Lushnje dhe Fier- Miratohen me 10 vota pro Violeta Shkurta ne pozicionin te drejtuesit te Prok se Shkalles se Pare Fier dhe Arben Dyla ne pozicionin te drejtuesit te Prok se Shkalles se Pare Lushnje.

Pukë- Miratohet me 9 vota pro (kunder Besnik Cani), projektaktit për caktimin e përkohshëm të Françesk Ganaj, aktualisht prokuror në Lezhë, ne pozicionin të drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy