Kosova, Hahn: Çështja më e rëndësishme për Serbinë. Vuçiç: Serbia nuk është në pozitë të lehtë

Kosova, Hahn: Çështja më e rëndësishme për Serbinë. Vuçiç: Serbia nuk është në pozitë të lehtë

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, është takuar sot me Komisionerin Evropian për Zgjerim, Johannes Hahn, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Beograd.

Në fokus të takimit të tyre ishte marrëdhënia dhe dialogu me Prishtinën dhe këtë e theksoi edhe kreu i shtetit serb, ku pas takimit ka thënë se të jetë e qartë që Serbia nuk është në pozitë të lehtë për Kosovën.

Po ne nuk do të lejojmë që të përulet Serbia”, ka thënë Vuçiç, duke shtuar se “nuk duam luftë dhe se po qe nevoja do të bisedojmë edhe nga tri herë në ditë me Kosovën”.

Nga ana tjetër komisioneri Johannes Hahn, i porositi autoritetet e Serbisë se normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën nuk është çështja e vetme për përparimin e Serbisë në rrugën e integrimit në BE.

Është e qartë se kjo është një çështje aktuale, por nuk është vetëm ajo e rëndësishme për përparimin e Serbisë në rrugën e euro-integrimit. Ka edhe elemente të tjera që janë të rëndësishme. Sundimi i ligjit është në zemër të negociatave me BE-në”, tha Hahn.

Sipas komisionerit, sundimi i ligjit është faktor, i cili përcakton shpejtësinë e procesit të anëtarësimit në BE. Hahn tha më tej se cilësia e gjyqësorit siguron besim shtesë dhe mendoj se është në interes të qytetarëve.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy