Zgjedhjet në Kavajë, zbulohet “rivali” përballë kandidatit të PS

Zgjedhjet në Kavajë, zbulohet “rivali” përballë kandidatit të PS

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të miratojë nesër përmbajtjen e fletës së votimit për kandidatët për kryetar bashkie në Kavajë, proces që do të zhvillohet në datën 7 Maj. “BalkanWeb” mëson se aktualisht përveç kandidatit të propozuar zyrtarisht nga Partia Socialiste, Klodian Shehi në garë do të jetë edhe një kandidat i pavarur i propozuar nga zgjedhësit, Astrit Haka. Ndërkohë burime nga KQZ pohojnë për “BalkanWeb” se në garë ka tentuar të hyjë edhe një tjetër kandidat i pavarur, Maksim Kona, për të cilin KZAZ­ja Nr.42 ka vendosur në 14 prill të mos e regjistrojë për shkak të parregullsive në dokumentacionin e paraqitur. Gjithashtu mësohet se zyrtarisht në zgjedhjet e 7 Majit në Kavajë do të garojnë gjithsej vetëm pesë parti politike, respektivisht Partia Socialiste, Partia Kristian Demokrate, Partia Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane si edhe Partia e Unitetit Kombëtar. 

Partia Demokratike si edhe aleatët e saj e kanë bërë tashmë publik vendimin për të mos marrë pjesë në këtë proces elektoral. Të njëjtin qëndrim ka shprehur mandej edhe Lëvizja Socialiste për Integrim. Tanimë është bërë e ditur se opozita nuk ka si qëllim që të pengojë zgjedhjet në Kavajë, por t’u bëjë ftesa derë më derë qytetarëve të Kavajës që të protestojnë kundër zgjedhjes së mëkëmbësit të Elvis Roshit më 7 Maj. Për këtë qëllim një grup prej afro 10 deputetesh kanë zbarkuar në Kavajë dhe do të qëndrojnë çdo ditë deri ditën e 7 majit, kur do të mbahet protesta për bojkotin e zgjedhjeve për Bashkinë e Kavajës. Grupi i deputetëve përbëhet nga sekretari i përgjithshëm i PD­së, Arben Ristani; nënkryetarët Edi Paloka dhe Edmond Spaho si dhe deputetët Luçiano Boçi, Flamur Noka, Florion Mima etj. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy