Matematikani 90-vjeçar zgjidh problemën që i ka “torturuar” kolegët e tij për 160 vjet me radhë

Matematikani 90-vjeçar zgjidh problemën që i ka “torturuar” kolegët e tij për 160 vjet me radhë

Matematikani britanik, Michael Atiyah, ka njoftuar se ka gjetur zgjidhjen për një prej problemave që i ka bërë kolegët e tij me dhimbje koke prej 160 vitesh. Atiyah e bëri këtë njoftim gjatë eventit Heidelberg Laureate Forum. Megjithatë, shumë matematikanë nuk janë optimistë.

Problema njihet si hipoteza e Riemann-it. Ajo është formuluar në vitin 1859 dhe që atëherë për zgjidhjen e saj kanë punuar matematikanët më të mëdhenj të kohës.

Hipoteza e Riemann-it ka të bëjë me shpërndarjen e numrave prim, d.m.th. ata që pjesëtohen vetëm me veten dhe me 1-shin. Zgjidhja e kësaj probleme nuk është vetëm një sfidë intelektuale, por edhe një çështje akademike. “Ajo është si një aeroport me rëndësi në rrjetin e fluturimeve interkontinentale. Zgjidhja e saj do të bënte të mundur të kuptohen çështje të tjera matematikore që lidhen ngushtë me të”, thonë matematikanët.

Ata janë paksa skeptikë deri në momentin e publikimit të punimit shkencor. “Michel Ayah është një prej matematikanëve më të mëdhenj që janë gjallë. Do të na vinte keq nëse në moshën 90-vjeçare, një lajmërim i tillë do ta zbehte famën e tij. Në varësi të rezultatit mbetet të kuptojmë nëse kjo arritje e pretenduar do të vërtetojë se kreativiteti matematikor nuk bie me avancimin e moshës”, thonë ata.         

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy