
Një grabitje me armë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Vlorë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:30 të mëngjesit, kur tre persona të maskuar dhe të armatosur i kanë zënë pritë një furgoni të linjës Vlorë-Brindizi-Firence, prej të cilit kanë marrë një shumë të konsiderueshme në euro.
Policia ngriti menjëherë disa postblloqe në akse të ndryshme rrugore që të nxjerrin nga qyteti.
Ndërkohë, dy orë pas ngjarjes, unifromat blu njoftuan se kanë arrestuar dy prej autorëve dhe janë në kërkim të të tretit.
Sipas policisë, janë sekuestruar dy armë zjarri kallashnikov dhe mjeti me të cilin u larguan autorët e grabitjes.



