Kina kundërshton prerazi çdo vend që lejon Dalai Laman të bëjë vizita nën çdo arsyetim, deklaroi të enjten një zëdhënës i ministrisë së Jashtme kineze.
Zyrtarë të lartë nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së dhe Shtëpia e Bardhë u takuan me Dalai Lamën në Nju Jork të mërkurën dhe riafirmuan angazhimin e SHBA-së për avancimin e të drejtave të njeriut të tibetianëve, tha Departamenti i Shtetit.
Takimi me udhëheqësin shpirtëror 89-vjeçar të mërguar të budizmit tibetian pritej të trondiste Kinën, e cila e konsideron një separatist të rrezikshëm dhe kundërshton kontaktin me të nga zyrtarë të çdo vendi.
“Kina ka bërë protesta solemne me SHBA-në”, tha zëdhënësi i ministrisë së jashtme Mao Ning në një konferencë për mediat.
Ne nuk lejojmë që Dalai Lama të përfshihet në aktivitete separatiste politike në SHBA
Muajin e kaluar, Kina shprehu kundërshtim të fortë ndaj një ligji të SHBA-së të nënshkruar nga presidenti Joe Biden, i cili e shtyn Pekinin të zgjidhë një mosmarrëveshje mbi kërkesat e Tibetit për autonomi më të madhe dhe u zotua që të mbrojë me vendosmëri interesat e tij.
Ministria e Jashtme kineze tha se “caktimi i një të ashtuquajturi koordinator special për çështjet tibetiane përbën ndërhyrje në punët e brendshme”.



