
Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, ish-Kryeministri Sali Berisha, deklaroi se gjatë saj theksoi se opozita nuk mund të përfaqësohet kurrë me të emëruar nga Taulant Balla dhe se kjo praktikë duhet të marrë fund, pasi PD nuk do e njohë kurrë.
Ai tha se denoncoi me forcë praktikën mafioze që ndjek Edi Rama për procesin e zgjedhjes së Presidentit, që sipas tij diskretiton institucionin e Presidencës dhe vetë zgjedhjen e tij.
Praktikë kjo që përlyen qartësisht me aspektet e saj mafioze çdo lloj pjesëmarrje. Praktikë kjo që nuk ka asnjë qëllim tjetër veçse të nxjerr nga zyrat e tij njeriun që do dhe komandon Rama.
Denoncoj farsën e shëmtuar të zgjedhjes së Presidentit të Republikës kur ajo zhvillohet me zarfe sekrete brenda grupit parlamentar socialist, imagjino se si do të jetë ajo me opozitën. Në radhë të parë përcaktohen rregullat që ligjin e parë duhet të kenë transparencën, kush nga anëtarët e grupit parlamentar u propozua, ai që do Rama u propozua, prandaj u bë sekret.
Thirret shoqëria civile, i thuhet mos shqipto emra por dërgo email, gjithçka del në funksion të një narko-shteti. Nuk ka asnjë lidhje opozita me procesin, nuk mundet opozita të legjitimoj procesin. Jo të poshtërojë grupin e vetë parlamentar dhe shoqërinë civile.
I pyetur nëse Komisioni i Rithemelimit ka ndonjë propozim për emrin e Presidentit, Berisha deklaroi se ka idera, por nënvizoi se mund të propozosh nëse do të kesh vota, duke thënë se “Kur s’ke vota, tallesh me veten tënde”.
Ndër të tjera ai shtoi se nuk e njeh Enkelejd Alibeajn si kryetarin e komanduar të PD, duke nënvizuar se nuk mund të pranojë vendime të paqena.



