Bën buzët 20 mijë lekë me silikon në parukeri, pendohet menaxherja

Bën buzët 20 mijë lekë me silikon në parukeri, pendohet menaxherja

 

Një menaxhere marketingu ka rrëfyer mbrëmë në Top Show, eksperiencën e saj me ndërhyrjet estetike dhe pendesën për fryrjen e buzëve me silikon.

Anjeza Puka, e cila 10 vjet më parë ka fryrë buzët me silikon, ka treguar që e ka realizuar ndërhyrjen në një sallon bukurie që kryente edhe trajtime estetike.

“Mua më thoshte shoqëria që je e bukur, por buzët i ke të holla dhe më ishte krijuar si kompleks. Një ditë pasi mbarova trajtimin e trupit, lexova te lista e çmimeve Buzë -200 mijë lekë të vjetra. Pyeta pronaren çfarë ishte dhe ajo më sqaroi që bëheshin fryrje buzësh me silikon. Morëm në telefon zonjën që i kryente. Ajo më tha që të mendohesha mirë sepse ishte për gjithë jetën, por unë e mora si avantazh që nuk do më duhej të ndërhyja më”, ka treguar Anjeza.

Sot ajo është penduar për ndërhyrjen dhe dëshira për t’i zvogëluar buzët është e kufizuar për shkak të rrezikut që paraqet operacioni. Anjeza shprehet se sot “asnjë mjek nuk e merr përsipër” ndërhyrjen dhe ajo ka frikë të bëjë një ndërhyrje të dytë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy