“Favorizime fiskale dhe kontrabandë”/ Xama: Nafta shitej 80$ kur në bursë ishte 100$,  diferenca shkonte në offshore

“Favorizime fiskale dhe kontrabandë”/ Xama: Nafta shitej 80$ kur në bursë ishte 100$, diferenca shkonte në offshore

Gazetarja Ola Xama ka ngritur akuza të forta lidhur me menaxhimin dhe shfrytëzimin e një prej fushave më të mëdha naftëmbajtëse në Shqipëri, në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV.

 

Sipas saj, kjo fushë përbën një nga asetet më të rëndësishme energjetike në vend dhe në Europën kontinentale, duke prodhuar rreth 90% të naftës në Shqipëri. 

 

Xama theksoi se problematikat lidhen që nga mënyra e dhënies me koncesion, deri te zbatimi i kontratës dhe përfitimet fiskale të dhëna kompanisë.

 

Në shfrytëzim një nga fushat më të mëdha janë naftëmbajtëset në Europën kontinentale dhe më të madhe në Shqipëri. Ka rreth 90 përqind të prodhimit të Shqipërisë.

 

Gazetarja nënvizoi se kompania koncesionare ka përfituar lehtësira të konsiderueshme fiskale, ndërsa është përfshirë edhe në skema të dyshuara kontrabande dhe shmangieje të tatimeve përmes rritjes së shpenzimeve.

 

Vijimi i shfrytëzimit të rritjes së shpenzimeve për të mos derdhur tatim-fitim në buxhetin e shtetit.

 

Duke iu referuar dy raporteve të auditit të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN), ajo vlerësoi se dëmi minimal për shtetin shqiptar arrin në rreth 100 milionë euro në vit.

 

Minimalisht janë afro 100 milionë euro në vit.

 

Sipas saj, nëse llogaritet tatim-fitimi që kompania duhet të kishte paguar që nga viti 2005 deri në vitin 2026, shifra totale mund të arrijë deri në rreth 1 miliard euro.

 

Një nga mekanizmat kryesorë të dyshuar është ai i transferimit të çmimit, ku nafta shitej nën vlerën e tregut tek një degë e vetë kompanisë jashtë vendit.

 

Ajo deklaronte sikur e shiste naftën për 80 dollarë, ndërkohë që në bursë ishte 100 dollarë fuçia,” tha Xama, duke shtuar se diferenca prej rreth 20% transferohej në struktura offshore me tatim zero.

 

Sipas saj, kjo skemë nuk është reflektuar në raportet e auditit për shkak të mungesës së hetimit të thelluar institucional, ndërsa hetime të tjera janë referuar nga prokuroria e Fierit drejt Prokurorisë së Posaçme.

 

Në përfundim, Xama theksoi se vetëm nga kontratat e brendshme të huas që kompania i ka dhënë vetes, vlera e dyshuar arrin në rreth 200 milionë euro, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi transparencën dhe kontrollin e sektorit të naftës në Shqipëri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy