
Një grua u vra mbrëmjen e së enjtes nga bashkëjetuesi i saj në Shkodër. Ngjarja ndodhi në apartamentin e çiftit në rrugën “Dervish Beg”. Bashkim Teli, 69 vjeç, ka qëlluar me një mjet të fortë në kokë bashkëjetuesen e tij, Suzana Shemuni, 58 vjeçe. Autori dhe viktima kishin 6 muaj që bashkëjetonin me njëri-tjetrin, pasi bashkëshortët e tyre kishin ndërruar jetë.
Ngjarja ka ndodhur pas një debati që dy partnerët kanë pasur. Autori i ngjarjes u arrestua pak metra larg banesës.Para uniformave blu, ai është treguar krejt i qetë.
Ai ka rrëfyer se pas një debati me bashkëjetuesen e ka goditur atë me mjetin e fortë. Bashkim Teli është baba i dy vajzave, ndërsa Suzana ishte nënë e katër fëmijëve.



