Mbyllet numërimi i votave në Kosovë, Vetëvendosja konfirmohet partia e parë (VIDEO)

Mbyllet numërimi i votave në Kosovë, Vetëvendosja konfirmohet partia e parë (VIDEO)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka përmbyllur procesin e numërimit të votave për zgjedhjet e parakohshme të mbajtura më 6 tetor. Ashtu siç ishte deklaruar në rezultatet paraprake, KQZ konfirmon sërish fituese Vetëvendosjen, e cila ka marrë përkatësisht 202 968 vota, ose 25.48% të votave.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) renditet e dyta, duke marrë në total 24.83% të votave të përgjithshme. Ndërsa në vendin e tretë është renditur Partia Demokratike e Kosovës, me 21.25% , e përkthyer në numër votash 169 211. Kurse Lista Serbe ka 6.61 për qind të votave. Koalicioni AAK-PSD ka marrë 92 149 vota, thënë ndryshe 11,57%.

Koalicioni Nisma-AKR-PD mbetet nën pragun e zgjedhor, pasi ka marrë 39 495 vota apo 4.96%. Ndërkaq, nga numërimi i 100 për qind të votave, 40 732 fletëvotime janë shpallur të pavlefshme nga ana e KQZ-së. Theksojmë se rezultatet nuk përfshijnë votat me kusht dhe ato nga diaspora. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se votat me kusht dhe nga diaspora do të numërohen gjatë ditëve në vazhdim.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy