E përcaktuar e 3-ta në listën e kandidatëve të LSI-së për Qarkun e Tiranës, kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi i ka dedikuar një falenderim publik, Ilir Metës.
Por në cilësinë e kryetares së LRI-së, ajo i ka bërë edhe një premtim Ilir Metës: “Do luftojmë dhëmbë për dhëmbë, derisa Shqipëria jonë modeste të jetë vendi i ëndrrës evropiane, asaj ëndrrë që krijoi LSI në 2004, ku ata që do jetojnë këtu, të kenë begati e krenari për vendin e shqiponjës dykrenare”, – shkruan ndër të tjera Kërpaçi.




