Naftëtarët pranojnë propozimin e kryeministrit, Rama: Brenda 48 orëve do kalojmë në veprim (VIDEO)

Naftëtarët pranojnë propozimin e kryeministrit, Rama: Brenda 48 orëve do kalojmë në veprim (VIDEO)

Naftëtarët e Ballshit kanë pranuar propozimin e kryeministrit Rama për vënien në punë të uzinës dhe për marrjen e një page me garanci nga qeveria.

Ditën e djeshme, kryeministri zhvilloi një takim me një grup përfaqësuesish nga naftëtarët e Ballshit, të cilët prej më shumë se 1 muaj ishin në grevë për rrogat e prapambetura.

Kreu i sindikatës, Sokol Dautaj, në një prononcim për mediat ka pranuar propozimin e kryeministrit, por për rrogat e prapambetura është shprehur se do të vazhdojnë betejën ligjore me kompanine “Armo”.

Rama ka reganuar menjëherë pas pranimit të propozimit të tij nga ana e naftëtarëve duke i falenderuar për mirëkuptimin dhe besimin.

Jam i kënaqur që naftëtarët e pranuan propozimin e qeverisë. I falënderoj për mirëkuptimin dhe besimin. Tani e ka radhën qeveria të kalojë nga mbështetja parimore në mbështetjen financiare. Pa humbur kohë. Brenda 48 orësh do takohem përsëri me përfaqësinë për të kaluar në veprim”, shkroi Rama, në Twitter.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy