Sulltan Muhammedi V heq dorë nga froni si Mbreti i Malajzisë

Sulltan Muhammedi V heq dorë nga froni si Mbreti i Malajzisë

Mbreti i Malajzisë ka abdikuar, duke i dhënë fund javëve të spekulimeve për të ardhmen e tij, kanë thënë zyrtarët mbretërorë.

Njoftimi i të dielës vjen pas thashethemeve që ai ishte martuar me ish-mbretëreshën ruse të bukurisë.

Vendimi i Sulltan Muhammedit V shënon herën e parë që një mbret ka abdikuar në vendin me shumicë myslimane që kur Malajzia fitoi pavarësinë nga Britania në vitin 1957.

"Pallati Kombëtar njofton se madhështia e tij ka dhënë dorëheqjen si mbreti i 15-të më 6 janar", thuhet në deklaratën e pallatit mbretëror të dielën.

Sulltani Muhammed V ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj sundimtarëve vendas, të cilët e zgjodhën atë si mbretin e 15-të Yang Di-Pertuan Agong më 13 dhjetor 2016.

Pallati nuk dha asnjë arsye për lëvizjen e papritur mbretërore të 49-vjeçarit.

Kishte një pikëpyetje mbi sundimin e mbretit, i cili u ngjit në fron në dhjetor 2016, pasi që ai mori një leje për t'u mjekuar në nëntor.

Raportet pastaj qarkulluan në internet se mbreti ishte martuar me një ish-Miss Rusia në Moskë, edhe pse zyrtarët mbretëror në Malajzi deri tani nuk kanë komentuar mbi thashethemet.

Malajzia është monarki kushtetuese, me një aranzhim unik ku froni ndërron duart çdo pesë vjet midis sundimtarëve të nëntë shteteve malajziane të kryesuar nga mbretëritë islamike shekullore.

Spekulimet ishin intensifikuar për të ardhmen e Sultan Muhammedit V këtë javë, kur roianët e tjerë të vendit thuhet se mbajtën një takim të veçantë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy