FactCheck/ Pula: Gjatë vitit 2023 janë regjistruar 409 raste të dhunës së burrave ndaj grave. Kryeson Tirana me 221 raste! (VIDEO)

FactCheck/ Pula: Gjatë vitit 2023 janë regjistruar 409 raste të dhunës së burrave ndaj grave. Kryeson Tirana me 221 raste! (VIDEO)

Së fundmi opinioni publik dhe institucionet e ligjit në Shqipëri u përballen me situata deri në të paimagjinueshme teksa u zbulua se dy burra i dhunon gratë e tyre dhe për më tepër i mbyllnin në shtëpi nën vëzhgimin e kamerave.

Gazetari Besmir Pula, në studion e emisionit  ‘FactCheck’, duke sjellë në vëmendje të dy këto raste, tha se ngjarjet janë mjaft shqetësuese dhe se gratë zgjedhin të mos i denoncojnë ato.

Janë ngjarje tejet shqetësuese dhe të rënda këto raste të ditëve të fundit, bashkëshortët që për vese të tyre i mbajnë gratë të mbyllura nën vëzhgimin e kamerave në shtëpi.

Vetë gratë shpesh zgjedhin të mos denoncojnë këto raste dhe të përjetojnë e durojnë dhunën ndaj tyre.

Ajo që është shqetësuese është fakti se edhe vetë fqinjët janë shumë herë tepër hezitues për të komentuar situatën dhe për ta denoncuar atë edhe pse dinë rastet.

Nuk mundet në këto raste të bëj policia të tërë punës, duhet koordinim edhe nga institucionet tjera nga shërbimet sociale, spitalet për shëndet mendor, etj.

Gazetari Pula solli shifra alarmante teksa bëri të ditur se gjatë vitit 2023 janë regjistruar 409 raste të dhunës së burrave ndaj grave, ndër të cilat kryeson Tirana me 221 raste të dhunës ndaj grave.

Nga statistikat që kam nga Policia, në 9 muajt  e parë të vitit 2023, rezulton se janë 577 persona të arrestuar për vepër penale të dhunës në familje. Po aq persona janë që po ndiqen në gjendje të lirë dhe po hetohen.

 Nga këto statistika rezulton që 409 vepra penale lidhen me dhunën e ushtruar nga bashkëshortët ndaj bashkëshortëve. Kryeson Tirana me 221 raste, dhe ndjekur nga qytetet të tjera si Durrësi, sipas pjesës së popullsisë.

Shqetësuese se kaq shumë dominojnë rastet për dhunë ne familje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy