“Poshtë Rama! Rroftë Ben Blushi! bodigardët "ngrejnë në ajër" mbështetësin e LIBRA

“Poshtë Rama! Rroftë Ben Blushi! bodigardët "ngrejnë në ajër" mbështetësin e LIBRA

Ka shprehur publikisht mbështetjen për Ben Blushin, por ka përfunduar i dhunuar nga garda e Republikës dhe policia e Korçës. 53-vjecari Niko Dinko, teksa ka parë kryeministrin Rama, mesditën e sotme i cili ndodhet sot në Korçë, që po shkonte drejt Muzeut të Artit Mesjetar, është afruar dhe ka hedhur parulla kundër qeverisjes, duke shprehur mbështetje për Ben Blushin.

“Poshtë Rama! Rroftë Ben Blushi! Ben Blushi, intelektuali i Korces, do të ta hajë kokën ty”. Me këto fjalë i është drejtuar 53-vjeçari kryeministrit Rama, i cili sipas rrëfimit të tij, nuk ka reaguar.

Ndërsa kryeministri ka vijuar i qetë rrugën, përfaqësuesit e gardës dhe policia e Korçës, e kane marre forcërisht 53-vjeçarin dhe pasi e kanë dhunuar, e kane futur forcërisht në një mjet policie.

Dinko akuzon shefin e Rendit të Komisariatit të Korçës, Mariglen Jacellari, se e ka dhunuar dhe goditur pa asnjë shkak të ligjshëm.

53-vjeçari, i cili dikur ka qenë punonjës policie, është mbajtur për gati 15 minuta në makinën e policisë dhe më pas është lënë i lirë.

Pas ngjarjes, 53-vjeçari është drejtuar për në spitalin e Korçës, ku i është nënshtruar disa kontrolleve të ekspertëve mjeko-ligjorë.

Dinko e konsideron dhunën e ushtruar nga policia të pajustifikuar, ndërsa pohon se ka bërë denoncim për shpërdorim detyre për shefin e Rendit, Mariglen Jacellari./BW

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy