Një protestë pritet të zhvillohet sot në Kosovë, pas krimit të rëndë të ndodhur dje, ku një grua 35-vjeçare e cila ishte edhe shtatzënë u vra me armë zjarri nga ish-bashkëshorti i saj.
Rrjeti i Grave në Kosovë ka thirrur një protestë që do të mbahet në orën 16:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”. Në thirrjen e tyre thuhet se brenda një jave janë vrarë dy gra nga burrat e tyre.
“Thirrje për protestë: Gra dhe vajza, jemi të rrezikuara! Në gjumë, në përditshmëri, në institucione shëndetësore edhe edukative, hapësira publike edhe hapësira private, në parqe, rrugë, brenda mureve të shtëpive tona… Asnjë hapësirë nuk është më e sigurt për ne!”, thuhet ndër të tjera në reagimin e RRGK-së.



