
Mjeku Arben Gjeka në një lidhje skype në studion e lajmeve në MCN TV teksa ka komentuar lidhur me situatën e covid deklaroi se mbetet e rëndësishme respektimi i masave veçanërisht mbajtja e maskave.
Teksa theksoi se vaksinat thjeshtë mbrojnë për të kaluar më lehtë sëmundjen si dhe mbron nga vdekja, ai tha se virusi do të kthehet në një patologji me të cilën duhet të mësohemi të bashkëjetojmë.
Për të bërë dallimin mes gripit stinor dhe Omicron e vetmja rrugë mbetet tamponi. Respektimi i masave mbetet shumë i rëndësishëm vecanërisht mbajtja e maskave sepse askush prej nesh nuk ka të drejtë të rrezikojë shëndetin e tjetritn. Maska ndihmon për të ngadalësuar përparësinë e virusit për të mos patur dyndje pacientësh në spitale.
Se kur do mbarojë Covid këtë nuk mund ta them dot, por mund të them se kjo do bëhet një patologji stinore me të cilën do bashkëjetojmë. E mira është se variantet e reja janë më pak aggresive. Vaksina na zhgënjeu në një farë mënyrë sepse mendonim se do na mbronte, sepse po shohim se po na infektohen dhe njerëzit e vaksinuar por gjithsesi ajo na mbron nga vdekja dhe sëmundja e rëndë.



