Operacionet e policisë /Rama dhe Basha përplasen në distancë për “peshqit e mëdhenj”

Operacionet e policisë /Rama dhe Basha përplasen në distancë për “peshqit e mëdhenj”

E diela nuk ishte një ditë e zakonshme për Policinë e Shtetit, ku pas megaoperacionit që mbetën të arrestuar 27 persona, në mbrëmje u vunë në pranga edhe dy ish-deputetë të Partisë Socialiste. Arben Çuko, ish-drejtor i Burgjeve akuzohet për marrjen e ryshfetit për transferimin e një të burgosuri, ndërsa kolegu i tij në PS, Arben Ndoka për përvetësim prone përmes falsifikimit të dokumenteve. 

Ky operacion i policisë ka përplasur në distancë liderin demokrat Lulzim Basha dhe kryeministri Edi Rama.

Rama përgëzoi policinë dhe prokurorinë për këto aksione, por lideri demokrat Basha e pa të gjithë këtë, si një shfaqje dhe propagandë të qeverisë për të hequr vëmendjen nga ata që ai i quan peshq të mëdhenj. Dhe sipas Bashës, peshk i madh nuk është as Çuko as Ndoka. Peshku i madh për kryedemokratin, ka emrin e kryetarit të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dakos.

Peshku i madh i kësaj çështje quhet Vangjush Dako, të tjerët janë përpjekje për të shpëtuar Dakon, për të shkatërruar hetimet që duhet të çojnë një orë e më parë në arrestimin e Dakos. Kjo është një nga dosjet që ka marrë përsipër të shkatërrojë Donika Prela”, tha Basha duke ju referuar drejtueses së Prokurorisë për Krime të Rënda e cila këtë të hënë doli në një konferencë të përbashkët për media, me drejtorin e Policisë Ardi Veliu dhe ku foli pikërisht për arrestimin e dy ish të majtëve.

I menjëhershëm ishte edhe reagimi i kreut të qeverisë ndaj akuzave të kryeyarit të PD.

Në një status në rrejetin social Twitter, Rama thotë se këto janë akuza dhe sulme vullgare që vijnë nga dhimbjet e forta të kokës. Kryeministri thotë se lufta me krimin e me korrupsionin vetëm do të përshkallëzohet.

"Shpif shpif se lirohesh, i thonë një llafi, po s'ka më peshk se rob jo e jo, që s'e ka marrë vesh se sulmet vulgare ndaj prokurorisë vijnë nga dhimbjet e forta të kokës  për çështjet e hapura me drejtësinë! Lufta me krimin e me korrupsionin vetëm do të përshkallëzohet", shkruan Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy