Reforma Territoriale, Klosi: Opozita po bllokon ecurinë, edhe pse i dhamë të gjitha kushtet

Reforma Territoriale, Klosi: Opozita po bllokon ecurinë, edhe pse i dhamë të gjitha kushtet

Deputeti i PS, Blendi Klosi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN, sqaroi situatën e Reformës Territoriale dhe mungesën e deputetëve të opozitës në Komisionin e Posaçëm, duke theksuar se ky komision është krijuar që në nëntor me kushte favorizuese për opozitën, përfshirë bashkëkryetarë dhe numër të barabartë anëtarësh, por pavarësisht kësaj nuk ka zhvilluar asnjë mbledhje pune për tre muaj. 

Klosi nënvizoi se vonesat lidhen me mosangazhimin e deputetëve të PD-së dhe procedurat formale që bllokojnë nisjen e punës, ndërsa theksoi rëndësinë e përfshirjes së opozitës në proces, që të nisin takimet me ekspertët dhe takimet në terren që komisioni të paraqesë propozimet e tij në Parlament, ku më pas të merret vendimi përfundimtar.

“Ne pak nevojë kemi të bëjmë debat me PD. Ne kemi detyrën të qeverisim dhe janë disa të tjerë që kanë detyrën të gjykojnë, por ama janë njerëzit ata që votojnë. 

Është publike dhe nuk mund të thotë kampi tjetër që nuk dinim gjë! Problemi është që është krijuar Komisioni që në nëntor dhe si çdo komision tjetër është i vetmi që i dhamë një benefit që të kemi bashkëkryetar dhe nr të barabartë anëtarësh që të ndiheshin komod. Një komision i posaçëm ka afat të caktuar kohe, nuk është për të diskutuar të gjitha gjërat që ka pushteti lokal. 

Është kërkuar që të kenë bashkëkryetar dhe të kemi 8 anëtarë për komision dhe kemi 3 muaj dhe nuk kemi bërë një mbledhje pune dhe pastaj duhet të jenë dhe bashkëkryetarit për të firmosur çdo shkresë. Kjo bënë që të mos nis asnjë punë. Ne kërkojmë nga pikëpamja funksionale të fillojnë të takohen specialistët dhe të ketë takime në territorial dhe është shumë e rëndësishme që të kemi dhe përfaqësuesit e opozitës. Komisioni i paraqit mendimet e tij parlamentit dhe aty vendoset. Komisioni të eci përpara duhet të jenë edhe deputetët e opozitës. Duhet të jenë aty me mendimet e tyre.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy