
Dy persona janë ekstraduar ditën e sotme drejt vendit tonë, pasi ishin dënuar për mashtrim dhe trafikim të lëndëve narkotike.
Policia e Shtetit bën me dije se nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Frankfurti drejt vendit tonë i Shefki Lusha nga Dibra.
49-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar këtë me 5 vjet burg për veprën penale të “Mashtrimit”.
Ai ka mashtruar D.R, Q.B., A.R, dhe S.E., duke u marrë shuma të konsiderueshme parash, me premtimin se do tua kthente, por pasi u ka marrë lekët këtyre atyre është larguar jashtë vendit.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol wiesbaden, u bë i mundur arrestimi i tij në Gjermani, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.
Po ashtu, policia ka bërë me dije se është bërë ekstradimi drejt vendit tonë edhe i Vasil Dervishanji, 45 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Greqi.
Ai ishte shpallur në kërkim, pasi në Dhjetor të vitit 2013, në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë në dalje, gjatë kontrollit në makinën tip Mitsubishi të drejtuar nga Vasil Dervishanji, u sekuestrua 19 kilogramë lëndë narkotike e llojit mariuanë.
Vasil Dervishanji ishte dënuar nga me 8 vjet burg për veprën veprën penale "Trafik të lëndëve narkotike".
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athina në Greqi, u bë i mundur arrestimi i tij, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.



