
Kuvendi i Kosovës ka miratuar ngritjen e një komisioni hetimor që do të shqyrtojë rastin e dëbimit të gjashtë shtetasve turq.
Me 66 vota pro dhe 5 kundër, nga 71 deputetë që morën pjesë në votim, është vendosur ngritja e komisionit që do të hetojë arrestimin dhe dëbimin e gjashtë shtetasve turq, të cilët Ankaraja i akuzon se janë pjesë e asaj që ajo e quan “organizata terroriste FETO”.
Ekstradimi i 6 gylenistëve drejt Turqisë u pasua me shkarkimin e ministrit të Brendshëm dhe shefit të Shërbimit Informativ të Kosovës.
Kryeministri Haradinaj e vendosi shkarkimin e tyre me motivimin se nuk kishin informuar për këtë rast.
Dje deputetët e LDK-së dhe VV-së braktisën seancën dhe refuzuan miratimin e projektligjeve të tjera me kushtëzimin për formimin e këtij komisioni.



