
Parku Kombëtar në Luginën e Vjosës do të jetë përveçse qendra më e rëndësishme e biodiversitetit, edhe një nga rajonet me një qasje të re në turizmin e qëndrueshëm, kryesisht agroturizëm dhe ekoturizëm, bazuar në studimin e fundit për parkun turistik të Vjosës.
Lidhur me këtë fakt, eksperti i turizmit, Leonard Maci, tha për “MCN economy”, se Parku Kombëtar në Luginën e Vjosë, pos që shërben si aset i jashtëzakonshëm turistik nënkupton zhvillimin ekonomik të zonës.
Sipas tij, me këtë edhe ripopullimi i zonës do të rris automatikisht edhe interesin e vizitorëve për Luginën e Vjosës.
Në kemi fatin e madh që kemi të vetmin lum të egër në Evropë, dhe e kemi aset të jashtëzakonshëm, turistik, dhe automatikisht kjo përkthehet në zhvillimin ekonomik për vendin.
Këto asete turistike janë të tilla, që në bazë të funksioneve që ai mund të kryej, grupet e interesit që veprojnë , sjellin vëmendjen për ta ripopulluar, duke e shtuar kësisoj vëmendjen turistike dhe mjedisore dhe automatikisht kjo zonë tërheq interesimin e vizitorëve vendas së pari, pastaj edhe të huajve.
Për ekspertin e turizmit, Maci, nëse implementimi i këtij projekti bëhet krahas çdo faze me saktësi, pritshmëritë e ekonomisë shqiptare, bazuar në të ardhurat e turizmit do të jetë shumë të mëdha.
Ky projekt është i rëndësisë madhore, kështu që pritet më të vërtetë një rritje e jashtëzakonshme, nëse i dedikohet vëmendja e duhur, kujdesi i duhur, por edhe vëmendja ndërkombëtare të çdo faze të projektit, sigurisht nëse të gjitha fazat e projektit do të implementohen me saktësisë, sigurisht që pritshmëritë në fushën e turizmit do të jenë të jashtëzakonshme.
Do të kemi parasysh që vet Leonardo di Caprio, është shprehur vet për rëndësinë e lumit Vjose, si një ambasador ndërkombëtar i aseteve të bukura, kështu që neve natyra na ka dhuruar atë që ne mund ta kthejnë në përfitim të mirëfilltë për ekonominë tonë, për natyrën tonë, pasi bëhet fjalë për një produkt ballkanik i turizmit tashmë, jo vetëm shqiptar turistik.
Kështu që edhe nëse globalizimi i turizmit themi se të gjithë vëmendjen e ka drejtuar ndaj këtij projekti madhor, them se edhe pritshmëritë e ekonomisë shqiptare bazuar nga të ardhurat e turizmit them se do të jetë shumë të mëdha.



