Policia e Durrësit në vijim të punës së tyre për parandalimin e rasteve të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, ditën e djeshme kanë goditur një tjetër rast.
Është arrestuar në flagrancë shtetasi:
• Gjon Brahe 57 vjeç , banues në Bizë, Ishëm Durrës.
Në bazë të informacioneve të siguruara nga Strukturat Policore, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Bizë u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
• një sasi prej 3.134 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit kannabis sativa
• 156 copë fishekë të kalibrit 7.62 mm.
Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se sendet e mësipërme të sekuestruara I përkasin shtetasit të arrestuar. Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale" Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe" Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" parashikuar në nenet 283/1 dhe 278/2 të Kodit Penal.



