
Të gjithë atyre që i propozojnë Ukrainës që t’i japë fund luftës duke pranuar dhënien e disa territoreve dhe një vijë të re të përgjakshme demarkacioni, unë propozoj krijimin e një Fondi të Përgjithshëm të përhershëm për të mbështetur 13 milionë emigrantët e detyruar të largohen.
Është ky mesazhi i dhënë me anë të një postimi në Twitter, nga këshilltari i Volodymyr Zelensky, Mikhail Podolyak.
Në vijim ai shton se askush nga refugjatët ukrainas, nuk do të kthehet në shtëpi ndërsa Rusia barbare është afër.



